09.06.2020

Lajmet e gëzueshme të Ungjillit

By admin

Farakliti

Një sentencë nga Ungjilli i Shën Joanit: “Mesihu tha: Unë po shkoj te Zoti im dhe juaji gjersa të dërgojë tek ju Faraklitin i cili do të sjellë Interpretimin”.

Fjala “Faraklit” ka kuptimin “shpirt i së vërtetës”, “ndarës i së drejtës nga e shtrembra”. Po, i Dërguari i Allahut është shpirti i së vërtetës! Sepse zemrat e vdekura vetëm me të vërtetën e sjellë prej tij kanë marrë jetë. Për t’i orientuar njerëzit e për t’i sjellë ata në rrugën e drejtë, Ai pati zhvilluar një luftë vetmohuese dhe vetëm në sajë të një lufte të tillë qe bërë e mundur të ndahej e vërteta nga gënjeshtra, e drejta nga e shtrembra. Ja, pati ardhur një Faraklit për të cilin pati paralajmëruar Hz. Mesihu dhe Ai është përfaqësuesi i fundit i Zotit, Drita e të Dy Botëve, Hz. Muhammedi (s.a.v.)!

Në Ungjillin e Shën Joanit, kreu i 14-të, sentencat dhe 16 thuhet kështu:

“Nëse më doni, i ruani urdhrat e mia! Unë do t’i lutem Zotit dhe Ai do t’ju japë juve një tjetër ngushëllues, shpirtin e së vërtetës (Faraklitin) që të jetë me ju së bashku gjithmonë.”

Dhe tani le t’i shohim me radhë këto sentenca:

“Farakliti është Shpirti i Shenjtë që Zoti do ta dërgojë me emrin tim (domethënë si profet). Ai do t’ua mësojë të gjitha gjërat dhe do t’jua kujtojë përsëri edhe ato që unë ju pata thënë”. (Ungjilli i Shën Joanit, 14:26)

“Kur të vijë Farakliti, do të dëshmojë për mua, po ashtu edhe ju do të dëshmoni”. (Shën Joani, : 26-27)

“Unë ju them të vërtetën. Eshtë më mirë për ju që unë të shkoj. Sepse po nuk shkova unë, nuk ju vjen Farakliti. Kurse po të shkoj unë, ua dërgoj Atë”. (Shën Joani, 16:7)

“Kur të vijë Farakliti, do t’i qortojë të gjithë njerëzit për shkak të gabimeve dhe do t’i edukojë ata”. (Shën Joani, 16:8)

Ardhja e parë e ungjillit është bërë në hebraisht dhe pastaj është përkthyer në greqisht. Kurse përkthimi arabisht që kemi ne në dorë, është bërë nga greqishtja. Kështu që nuk mundemi ta dimë se cili është përgjegjësi i emrit “Faraklit” në origjinalin hebraisht. Kjo fjalë është varianti i arabizuar i fjalës përkatëse në greqisht. Vetëm se ne nuk do të kërkojmë ta ngremë tematikën tonë mbi këtë fjalë duke u përqëndruar vetëm mbi të. Ne do të përpiqemi të shohim në Ungjill vërtetimin, ndoshta, të të gjitha veçorive të profetit të ardhshëm.

Le t’i përdorim si një epilog vargjet e një personi të pasionuar pas profetit, vargjet e poetit të shquar Mevlana – Xhelaledin Rumi:

Cilësitë Mustafai (s.a.v.) në Ungjill i kish të shkruar,
Ai që ish enigma dhe oqeani i kulluar i profetëve;
Morali, sjelljet, e ngrëna, agjërimi, luftërat që kish për të fituar,
Një për një i gjen në Ungjill mes radhëve…

Prijësi i Gjithësisë

Ungjilli i Shën Joanit në kreun e 14-të, sentenca e 30-të thotë:

“Mesihu tha kështu: Unë s’kam për të biseduar edhe shumë me ju, sepse prijësi i kësaj gjithësie po vjen. Tek unë kurrsesi nuk ka gjëra prej tij…”

Te Zeburi, Libri i Psalmeve, në kreun e 72-të, sentenca e 30-të e në vazhdim thuhet kështu:

“Ai do të mbretërojë nga deti në det e nga lumi gjer ku të ketë tokë. Popullsia e shkretëtirës do të përgjunjet para tij, kurse dushmanët do të lëpijnë dheun. Sundimtarët e Tarshisit dhe të ishujve do të sjellin peshqeshe, Shebaja dhe sundimtarët e saj do të ofrojnë dhurata. Të gjithë sundimtarët do të bien në sexhde para tij dhe të gjitha fiset do ta adhurojnë atë. Sepse ai do të shpëtojë të varfërin dhe të pashpresin dhe të braktisurin që thërresin për ndihmë. Duke treguar mëshirë për të varfërin dhe nevojtarin, do të sjellë shpëtim për jetën e tyre. Duke u shpëtuar jeta prej padrejtësisë dhe brutalitetit, gjaku i tyre do të fitojë vlerë. Dhe do të luten çdo ditë për të e çdo ditë do ta lartësojnë atë. Emri i tij i amshuar do të ekzistojë gjersa të ekzistojë dielli dhe njerëzit do të bëhen të bekuar me të. Të gjithë popujt atij “i bekuar” do t’i thonë!”

Ashtu siç e prekëm edhe më sipër, ne i hymë kësaj teme vetëm pjesërisht dhe me synimin për të dhënë një mendim. Dhe as që do t’u hyjmë hollësive. Megjithatë, as nuk do të kalojmë pa shtuar edhe këtë: pavarësisht nga përpjekjet për korrigjime të çifutëve dhe krishterëve të djeshëm e të sotëm, të cilëve urrejtja dhe xhelozia u kanë hyrë gjer në palcë, në Testamentin e Vjetër dhe Ungjillin që kemi në dorë, është e mundur të gjenden shumë analogji dhe paralajmërime lidhur me profetësinë e të Dërguarit të Allahut. Dashtë Zoti, në të ardhmen, në u gjetshin ekzemplarë me korrigjimet më të pakta të Testamentit të Vjetër, Ungjillit dhe Librit të Psalmeve nëpërmjet zellit të historianëve tanë analistë, pandeh se, pa qenë fare nevoja e interpretimeve dhe komenteve, do të shihet edhe nga njerëzit më të rëndomtë se në to gjenden shenja shumë të qarta mbi të Dërguarin e Allahut. Ndoshta në hadithet që lajmërojnë se kristianizmi do të pastrohet e thjeshtohet, aludohet edhe në këtë kuptim.(32)

Nga ana tjetër, fakti që në Testamentin e Vjetër, në Ungjill e në Librin e Psalmeve flitet për të Dërguarin e Allahut personalisht si dhe për sahabet, pasuesit e tij, është i sanksionuar në Kur’an dhe Sunnetin, Traditën Profetike. Për rrjedhojë, përpjekja për mohimin e kësaj është perversitet dhe blasfemi.(33)

(32) Buhari, Enbija, 49; Myslim, Iman, 244, 245, 246, 247.
(33) “Ata i binden Përfaqësuesit, atij pejgamberi të përgjithshëm për të cilin gjejnë të shkruar në Teurat dhe në Ungjillin që i kanë pranë…” (Kur’ani, A’raf: 7/157; veçanërisht shih Fetih: 29, Saff: 6); Buhari, Byjy, 50; Mysned, 2/174. Për hollësi, shih: Sujuti, el-Hasaisu’l-Kubra, 1/18-31.