Category: Morali

10.17.2021

Kuraja dhe guximi Profetit (s.a.s)

Personalitetet liderë që do të udhëheqin njerëzit, duhet të përfshijnë në natyrën e tyre të krijimit kurajën dhe guximin. Nuk mund të bëhet udhëheqës një njeri që nuk është guximtar. Udhëheqësi duhet të ketë sy të mprehtë dhe zemër të madhe. Mund të vijë një kohë kur ai të mbesë vetëm. Guximi i trashëguar do ta shpëtojë nga poshtërsia në të cilën ndodhet për momentin. […]

10.17.2021

Dhembshuria dhe mëshira e Profetit (s.a.s.)

Mëshira dhe dhembshuria e të Dërguarit të Zotit përbën një dimension të virtytit të tij. Në mëshirën dhe dhembshurinë e Tij njëherazi, fshihej një thellësi e veçantë e një mendimi perfekt. Profeti ynë paqja qoftë mbi të!, si përfaqësuesi i vetëmth në tokë i mëshirës dhe bamirësisë së Zotit të Madhëruar, ka përdorur ndikimin e këtyre dy cilësive të bekuara si një ilaç dhe ka […]

10.17.2021

Të qarët e Profetit Muhamed (s.as.)

Sahabet e nderuar e kanë parë Profetin tonë, Profetin e mëshirës, duke qarë herë pas here. E qara e tij nuk ishte për shkak të humbjes së ndonjë gjëje materiale të kësaj bote. Ndonjëherë ka derdhur lot për vdekjen e një të ndjeri, ndonjëherë për hir të dashurisë për umetin e tij, ndonjëherë ka derdhur lot për frikën dhe respektin ndaj Zotit, ndonjëherë duke dëgjuar […]

10.17.2021

Raportet e Profetit Muhamed (s.a.s.) me njerëzit

Shembulli më i bukur për njerëzimin, Profeti ynë, ashtu si në çdo fushë të jetës, edhe në jetën sociale, në marrëdhëniet me njerëzit, ishte një shembull i përkryer. Profeti Muhamed paqja qoftë mbi të! kur propozonte diçka, e praktikonte vetë më parë dhe në të njëjtën kohë nuk linte pas dore edukimin e komunitetit për arritjen e tipit të jetës me të cilën Zoti është […]

10.17.2021

Të folurit, buzëqeshja dhe e qeshura Profetit Muhamed (s.a.s.)

Të folurit e Profetit tonë, më i miri i folësve dhe zotëria i horizontit Levlake Levlake*, ka qenë jashtëzakonisht e ëmbël dhe ledhatuese. Fliste qetë dhe i ndante fjalët nga njëra-tjetra me qëllim që çdo fjalë të kuptohej mirë nga ata që e dëgjonin. Kishte zakon të përsëriste tri herë një fjalë të cilën dëshironte ta theksonte. Në shumicën e rasteve, kur fliste, sytë i […]

09.06.2020

Pafajësia e Pejgamberit a.s.

Që të gjithë profetët janë të pafajshëm. Kurse Kreu i të Dërguarve është edhe më i pastër se të pafajshmit. Sepse Ai a.s. është esenca e krijimit të gjithësisë e më i nderuari i profetëve. Në poezinë profetike nevojitej rima, ndaj dhe Zoti e krijoi krijesën e Tij më të dashur si një rimë të asaj poezie. Në qiellin e profetësisë nuk kishte akoma një […]

09.06.2020

Asketizmi

Asketizmi dhe ruajtja e Tij nga çdo mëkat, si dhe vera-ja (ruajtja ekstreme, tërheqja nga çdo gjë e dyshimtë) e Tij, nuk mund të gjendet te një tjetër njeri, në të tilla përmasa. Çdo sjellje e veprim i Tij ishte i akorduar sipas këtyre parimeve. Aq kishte frikë nga Allahu (xh.xh.), sa gati i pushonte zemra. Ai ishte aq i ndjeshëm, aq sensibël, sa të rralla […]

09.06.2020

Meditimi

Një natë, Profeti a.s. m’u drejtua: – O Aishe! A më lejon ta kaloj këtë natë me adhurim ndaj Zotit tim? Unë iu përgjigja: – Më pëlqen të rri me ty, po më pëlqen edhe ajo që të pëlqen ty. Profeti u ngrit dhe nisi të falet. Atë natë, gjer në mëngjes, ai lexoi katër ajete: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të […]

09.06.2020

Modestia e Muhamedit a.s.

Idërguari i Zotit ishte një njeri me një modesti të jashtëzakonshme. A nuk është modestia simboli i madhështisë të të mëdhenjve, sikur është mburrja e vetëpëlqimi simbol vogëlsie te të vegjlit?[1] Ai rritej në raport të modestisë së tij. Po, ai ishte madhështor, ndaj dhe ishte modest. “Zoti lartëson atë që sillet modest dhe e rrëzon atë që mburret!”[2] urdhëronte e thoshte dhe këtë e tregonte së […]