09.06.2020

Lutja e Ibrahimit (as), sihariqi i Isait (as)

By admin

Një ditë, njëri prej pasuesve i thotë Profetit: “O i Dërguari i Allahut, a nuk po na flet pak për veten?” Në një pjesë të përgjigjes së vet, Profeti shprehet kështu: “Unë jam lutja e Ibrahimit dhe sihariqi i Isait!”(27)

Kur’ani e prek këtë specifikë në dy ajete.

1) Hz. Ibrahim është lutur kështu: “Zoti ynë! Dërgoju një përfaqësues nga mesi i tyre që t’u lexojë ajetet e Tua, t’u mësojë Librin dhe urtësinë e t’i pastrojë (prej idhujtarisë). Ti je i Dituri, Sovrani.” (Kur’ani, Bakara: 129)

2) Sihariqi i Hz. Isait: “Kujto se Isai, biri i Merjemes tha: “O të bijtë e Izraelit! Unë jam i dërguari i Allahut tek ju, jam vërtetues i Teuratit(i) të dërguar para meje dhe përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed.” Dhe kur ai u paraqiti argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është një magji e hapët!” (Kur’ani, Saff: 6)

Po, i Dërguari i Allahut nuk ishte dikush i dalë në shesh si surprizë! Ai është profeti për ardhjen e të cilit ishte lajmëruar shekuj më parë dhe që pritej nga i gjithë njerëzimi.

Argumenti më i madh për profetësinë e tij është Kur’ani, mrekullia e të cilit është e amshuar. Qindra ajete-argumente të Deklaratës Mrekulli – Kur’an(ii) përmendin se Profeti i Dy Botëve është profet i vërtetë. Një person që nuk mundet ta mohojë plotësisht Kur’anin, kurrë nuk mundet ta mohojë kumtesën profetike të Muhammedit (s.a.v.)! Vetëm se ne nuk do t’i futemi tani kësaj specifike që përbën një temë më vete. Fundja, duke iu drejtuar njëri pas tjetrit ajeteve të ndryshëm, pjesërisht e kemi trajtuar edhe këtë temë.

(27) Kenzu’l-Ummal, 11/384.
(i) Teurati: Testamenti (Dhjata) i Vjetër.
(ii) Në origjinal: Kur’ani Muxhizul Bejan
(iii) Në origjinal: Nefha-i ilahi.
(iv) Në origjinal: Sirr-i ehadijjet; makam-i ferdijjet.